Lajme Arkiva 2000
Dhjetra specialistë kriminalistike dhe forca policie po punojnë për zbardhjen e vrasjes së policit mirditor Gjon Paçuku. Vetë Ministri Poçi ka deklaruar dje në komisariatin e Mirditës gjetjen e menjëhershme të vrasësve. Vetëm pak momente më vonë në malet mirditore janë nisur policë të RENEA-s të cilët kanë ndaluar dhe disa persona.
Ndërkohë që kërkimet vazhdojnë janë shtruar dhe pistat e mundshme. Një pistë është vrasja pas përballjes me disa grabitës makinash, por një tjetër pistë po merret tashmë në konsideratë, ajo e një vrasje të paramenduar. Mendohet që vrasësit t'a kenë bëre vetë telefonatën në sallën operative duke pritur vetë Gjon Paçukun, shefin e grupit të gatshëm. Megjithatë, çdo gjë mbetet ende në sqarim e sipër duke lënë të zbardhur vetëm faktin se vetëm brenda 3 vitesh janë vrarë në krye të detyrës plot 197 policë./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/