#tvora #rtvoranews
Një atentat me armë zjarri u shënua në Shkodër, ku objektiv ishte një 30 vjeçar, me lidhje gjaku me deputetin socialist Luan Harusha. I riu po udhëtonte me një makinë kur është sulmuar me breshëri nga dy persona. Policia ka shoqëruar disa të dyshuar, ndërsa po merr në pyetje edhe objektivin e sulmit.

Një 30 vjeçar, me lidhje gjaku me deputetin socialist, Luan Harusha, ishte objektiv i një atentati me armë këtë të hënë në Shkodër.

Fation Harusha u sulmua në rrugën e fshatit Kuq të Vukatanës, ku fatmirësisht shpëtoi lëndime.

Dy persona që udhëtonin me një motorçiletë kanë hapur zjarr ndaj një automjeti në ecje që drejtohej prej 30-vjeçarit.

Makina tip 'Hyundai' fuoristradë me targa AA 207 BV, falë manovrimeve të të riut ju ka shpëtuar plumbave pa i shkaktuar dëme, ndërsa përfundoi jashtë rruge.

Atentati i dytë në harkun e pak ditëve vuri në alarm policinë e Shkodrës.

Forca të shumta shkuan në zonë duke ngritur postblloqe dhe ushtruan kontrolle në aksin që lidh Gurin e Zi me Vaun e Dejës dhe në zonën e shinave të trenit për të rënë në gjurmët dhe kapjen e autorëve.

Disa orë më pas policia tha se ka shoqëruar në polici disa persona, mes të cilëve ka dyshime se ndodhen edhe autorët.

Për zbardhjen e ngjarjes është marrë në pyetje edhe 30-vjeçari.

Burimet thanë se Fation Harusha është djali i xhaxhait të deputetit të PS, Luan Harusha.

Një sulm dhe kërcënim me armë u shënua edhe të shtunën në Dajç të Shkodrës.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/qellohet-me-arme-ne-drejtim-te-nje-personi-ne-shkoder

Ndiqni edicionin e plotë këtu: https://youtu.be/51dJ12IRKRg

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv