Surprise Me!

Speciale, Keshilli i Europes, rezoluta per Shqiperine - (3 Korrik 2000)

2020-07-10 4 Dailymotion

Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Strasburgu, qyteti kufitar francez, po shndërrohet gjithnjë e më tepër në zemrën e Europës, në qytetin ku politika nuk i njeh kufijtë e vjetër Lindje-Perëndim. Në këtë qytet katër herë në vit gjatë një jave mblidhet Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, e përbërë nga 582 anëtarë të zgjedhur nga 41 parlamente. Këshilli i Europës ka një status të bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut, mbrojtjen e minoriteteve, zgjidhjen e problemeve shoqërore, përkrahjen e reformave politike, legjislative e kushtetuese.

Ky organizëm europian dallon nga Bashkimi Europian, i cili përmbledh vetëm 15 shtetet më të zhvilluara Europiane. Një herë në muaj eurodeputetët e 15 shteteve të BE-së, zhvendosen nga Brukseli në godinën e re të Parlamentit Europian në Strasburg. Këshilli i Europës financohet nga qeveritë e shteteve anëtare, sipas popullsisë dhe pasurisë që ka secili shtet. Pranë Këshillit të Europës që nga viti 1959, funksionon Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo gjykatë funksionon për secilin individ dhe vendimet e saj janë detyruese për të gjitha shtetet europiane. Në këtë gjykatë ushtron profesionin e tij edhe gjykatësi shqiptar Kristaq Traja.

Në rezolutën e miratuar për Shqipërinë Këshilli i Europës vlerëson ecurinë e reformave dhe hapat në vendosjen e rendit. Rreth 30 vëzhgues të KE do të vëzhgojnë zhvillimin e zgjedhjeve lokale të Tetorit. Gjatë debateve eurodeputetët e konsideruan të ligjshëm ligjin e ri elektoral. Opozita ftohet të zërë vendet në KQZ, komisionin parlamentar të Paktit të Stabilitetit dhe në Këshillin Drejtues të RTVSH.

Kosova ka zënë një vend të veçantë në debatet e KE. Kryeadministratori i OKB-së Bernard Kushner, paraqiti pregatitjet për zgjedhjet lokale të vjeshtës dhe nxitjen e popullsisë për t?u rregjistruar në listat e votimeve. Debatet mbi Maqedoninë dhe Çeçeninë shënuan mbylljen e punimeve të këtij sezoni të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon