Surprise Me!

Ora News - Covid-19 sjell rënie të ekonomisë dhe rritje të konsumit të popullatës

2020-07-10 0 Dailymotion

#tvora #rtvoranews

Mbyllja e ekonomisë dhe frenimi i sektorit të ndërtimit në fillim të muajit mars për shkak të përhapjes së koronavirusit ka sjellë rënien e ekonomisë në tremujorin e parë.

INSTAT raporton se ekonomia gjatë tremujorit vlerësohet me një rënie prej 2.52% krahasuar me tremujorin e vitit të shkuar.

Ekonomia u bllokua në kuadër të masave në luftën kundër COVID-19 çka ka bërë që të kalojnë në territor negativ shumë sektorë.

Më negativisht në rritjen ekonomike ka ndikuar sektori i ndërtimit me -1.29 pikë përqindje.

Edhe në degët kryesore të ekonomisë aktiviteti i ndërtimit ka shënuar një rënie me 16.6 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019.

Sipas të dhënave të INSTAT sektori i dytë me ndikimin më të madh negative është ai i tregtisë, transportit, akomodimit dhe shërbimit ushqimor me -0.58 pikë përqindje.

Nga ana tjetër një ndër të vetmit sektor që ka ndikuar pozitivisht, duke shënuar rritje, janë bujqësia, pyjet dhe peshkimi me 0.71 pikë përqindje.

Megjithatë karantina ka ndikuar që përgjatë tremujorit të parë të kemi një rritje të konsumit të popullatës me 1.12%.

Por tremujori i dytë pritet ta thellojë akoma më shumë këtë tendencë rënëse pas për dy muaj çdo aktivitet ishte i pezulluar.

Edhe më herët, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka bërë me dije se ekonomia pritet të shënojë rënien më të fortë në dy dekadat e fundit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/covid-19-sjell-renie-te-ekonomise-dhe-rritje-te-konsumit-te-popullates

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Buy Now on CodeCanyon