Diktatori Enver Hoxha ka përdorur një makinë për disa raste të veçanta. Bëhet fjalë për një makinë ?Mercedes-Benz? të prodhuar në vitin 1966 dhe për kohën ka qenë një nga mjetet më luksoze dhe të shtrenjta të kohës.
Një mrekulli inxhinierike e konsideruar nga ekspertët. Është prodhuar me porosi dhe e personalizuar. Emisioni ?Opinion? në Tv Klan u ndal tek një seri makinash Retro mbrëmjen e kësaj të marteje.
Makina e diktatorit ka një lartësi tejet të lartë në pjesën e prapme. Timoni është ndër më elegantët për kohën. Çdo gjë është e veshur me inoks, diçka e rrallë për kohën. Midis tyre ka kondicionim me dy zona, sedilje me amortizim special dhe radio komunikimi.
Makina ka të regjistruara 14 mijë kilometra. Madje Blendi Fevziu solli në pah një detaj interesant, që Hoxha asokohe i ka hipur shumë pak.
Pjesa më interesante është ku ulej Hoxha. Aty kishte perde, ndërsa ai nuk ulej prapa truprojës siç ndodh zakonisht, por prapa shoferit. Makina kishte hapjen e xhamit si dhe shtyrjen e sediljeve me buton, diçka që është e rrallë edhe për makinat ditën e sotme.
Mjeti kishte mundësinë për një tavolinë ku diktatori mund të shkruante. Edhe pjesa e bagazhit është interesante. Brenda ka gomën rezervë, një gomë që sipas legjendës nuk është ndërruar kurrë.
Makina është prodhuar në afro 25 copë dhe ka funksione që për kohën nuk i kishte asnjë makine serie. Nuk është një makinë e blinduar, por një version i një limuzine për shkak të gjatësisë. Mjeti është pronë e shtetit shqiptar.
Për herë të fundit makina është përdorur për ku ka mirëpritur grupin legjendar ?Scorpions?./tvklan.al

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/