Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka treguar sot përpara gazetarëve se çfarë ka denoncuar në forumin e Krans Montanës. Korrupsioni i qeveritarëve të Tiranës, përpjekja e tyre për të manipuluar zgjedhjet dhe racizmi i theksuar në rajon, kanë qenë shqetësimet e shprehura nga Berisha në këtë forum.

Duke u ndalur tek procesi para zgjedhor, Berisha tha, se përfaqësuesit ndërkombëtar i kanë bërë të qartë qeverisë shqiptare, se në rast të ndonjë manipulimi, nuk do të njohin zgjedhjet. Kryetari demokrat duke shprehur bindjen në fitoren e PD, deklaroi se nuk e mendon aspak humbjen.

Sali Berisha, kryetar i PD:- ?Në qoftë se vini re të gjitha deklaratat e tyre pa përjashtim, indirekt pohojnë fitoren tonë. Ata prandaj po përgatiten për manipulim, kapitullimin e kanë pranuar që tani ata?.

Berisha u shpreh sot se në deklaratat e tij të disa ditëve më parë nuk ka asgjë me organizmat e huaja në Shqipëri. Janë pushtetarët tha ai që përgjegjësitë e qeverisjes ia lënë ekspertëve apo diplomatëve të huaj./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/