Surprise Me!

Top News - Viktimat nga Covid-19/ Ulet mosha krahasuar me izolimin

2020-07-10 0 Dailymotion

Pas daljes nga izolimi mosha mesatare e jetëve te humbura nga koronavirusi është ulur në krahasim me rastet gjatë karantinës. Ulja është thuajse mesatarisht me gati dy vjet. Virusi i cili me hapjen ka një shtrirje më të gjere në popullatë, po dëmton moshat e reja, të cilat krahas shtrimeve në spital po humbasin edhe jetën.

Mosha mesatare e personave që kanë humbur jetën është 69.1 vjeç, me një ulje prej 2.1 vitesh në raport me përpunimin e 12 prillit, kur mosha mesatare e 23 jetëve të humbura ishte 71.2 vjeç. Ndonëse janë shumë më pak raste, mosha mesatare është më e ulët në krahasim me Italinë, që është rreth 80 vjeç, apo Greqinë, rreth 74 vjeç.

Mosha mesatare e meshkujve, që kanë humbur jetën nga Covid-19 ishte 68 vjeç, e pandryshuar në raport me përpunimin e 12 prillit. Ndërsa mosha mesatare e femrave zbriti në 71.4 vjeç, nga 77 vjeç në prill, teksa gjithnjë e më shumë femra më të reja po mposhten nga Covid-19.
Gjysma e atyre që humbën jetën kishin sëmundje shoqëruese kryesisht diabet dhe hipertension, ndërsa 3% nuk kishin asnjë sëmundje shoqëruese.

Për 1 milion banorë, Shqipëria kishte 22 vdekje, duke u renditur e 86-a nga 215 shtete. Serbia e kishte këtë tregues 32, Mali i Zi 18, Kosova 26.5, ndërsa nivelin më të lartë e ka Maqedonia e Veriut, me 145 vdekje për 1 milionë banorë, duke u renditur ne vendin e 26 në botë.
Me hapjen e të gjitha shërbimeve spitalore, vala e pandemisë përfshiu Qendrën Spitalore ?Nënë Tereza?, ku mjekë dhe pacientë u infektuan njëherazi. Disa nga ata që kanë humbur jetën nga Covid-19 ishin të shtruar në spital për kurimin e sëmundjeve të tjera dhe ishin përgjithësisht të rinj si rasti i një gruaje 34 vjeçe nga Librazhdi.

Megjithëse vdekshmëria ka zbritur në mosha më të reja, mjekët pohojnë se, pasojat do të jenë më të lehta se sa në fillimet e saj, për shkak të ngrohjes së motit.
Ditët e qëndrimit në spital për të sëmuret më rëndë janë më të pakta dhe një pjesë e madhe e të sëmurëve me simptoma trajtohen në shtëpi.

Krahasimi me Italinë për vdekjet nga Covid-19 nuk vlen për shumë arsye që lidhen me barrën më të ulët të sëmundjeve dhe jetëgjatësinë më të lartë në Itali etj, pohon mjeku.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit....

Buy Now on CodeCanyon