#tvora #rtvoranews

Bonusi financiar prej 40 mijë lekësh është drejt përfundimit të lëvrimit dhe deri më 25 qershor, janë më shumë se 168 mijë përfitues.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave, bëjnë më dije se janë vetëm 795 punonjës që ende janë në pritje.

Por cilat janë kategoritë që kanë përfituar më së shumti nga paga e luftës?

Në vend të parë rënditen punonjësit e biznesit të vogël, të cilët kapin shifrën e rreth 66 mijë përfituesve, ndërsa më pak të mbështeturit janë punonjësit e sektorit të turizmit.

Nga biznesi i madh, janë më pak se 10 mijë punonjës që kanë përfituar, ndërsa pritet që lëvrimet e pagës edhe për një numër të vogël punonjësish të tjerë.

Nga bonusi i dytë financiar ishte parashikuar që të përfitonin 176 mijë punonjës, por me zgjerimin e VKM, përfitues janë 210 mijë punonjës.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është në proces shqyrtimi ankesash dhe të formularëve të dorëzuar nga biznesmenët që nuk kanë aplikuar për pagë lufte për punonjësit e tyre.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/rreth-168-mije-perfitues-te-pages-se-luftes-turizmi-me-pak-mbeshtetje

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp