Në qytetin e Napolit në Itali, Guardia di Finanza ka sekuestruar 14 tonë amfetaminë, e paketuar në 84 milionë tableta me logon ?captagon?, të prodhuara në Siri nga ISIS.
Në qoftë se droga do të hidhej në treg vlera e saj do të ishte mbi 1 miliardw euro dhe mendohet se shuma do të përdorej për të financuar terrorizmin.

Ky është sekuestrimi më i madh i amfetaminave në botë, i realizuar nga Prokuroria Publike e Napolit, si pjesë e një veprimtarie komplekse hetimi kundër një organizate ndërkombëtare që merrej me importin e sasive të mëdha të drogave.

Droga që kishte mbërritur në portin e Salernos, ishte fshehur në 3 konteiner, brenda të cilave kishte edhe cilindra letre për përdorim industrial dhe makineri.
Cilindrat e letrës, rreth 2 metra të lartë dhe me një diametër prej 140 cm, pwr tw cilat dyshohet se ishin bwrw në Gjermani, kishin disa shtresa, brenda të cilave ishte fshehur droga e cila u zbulua nga skeneri. Brenda çdo cilindri letre ishin të fshehura rreth 350 kg tableta amfetaminë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GuardiadiFinanza#Italy#TopChannel