Lajme Arkiva 2000
Dje në Tetovë u festua 3 vjetori i krijimit të Partisë Demokratike të shqiptarëve të Maqedonisë. Në këtë ceremoni mori pjesë dhe kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano, Hashim Thaçi, Adem Demaçi si dhe udhëheqës të tjerë të forcave politike shqiptare në Maqedoni dhe rajon.
Në përshëndetjen e tij kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano tha se forcat tona politike janë promotorët e kongresit në vendet respektive ose në rajon. Së bashku tha Nano më tej, jemi angazhuar në zëvendësimin e nacionalizmit primitiv me patriotizmin civil. Nano ka vlerësuar mbështetjen që po i jep Partia Demokratike shqiptarëve në Maqedoni idesë së krijimit të forumit ndërshqiptar për integrim./tvklan.al

Gazetare: Mimoza Picari

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/