Surprise Me!

Ambasadori gjerman: Integrimi i Shqipërisë prioritet i yne dhe në interes të BE-së - Vizion Plus

2020-07-10 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenca gjermane e këshillit të BE e konsideron një projekt kyç, anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në union.
Në programin zyrtar, qeveria federale bën thirrje për një perspektivë të besueshme të pranimit duke theksuar se zgjerimi është një interes strategjik i dyanshëm.?Ne jemi duke vepruar në mënyrë aktive në negociatat e pranimit me Serbinë dhe Malin e Zi dhe po përgatitemi për fillimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke hartuar kornizën e negociatave për këto dy vende.
Sigurisht duke marrë parasysh metodologjinë e re të zgjerimit.?Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Xingraf është ndalur më shumë në këtë çështje duke nënvizuar se progresi me reformat është thelbësor, gjithashtu edhe përmbushja e kushteve të paracaktuara nga Bundestagu.
PETER ZINGRAFAMB
ASADORI GJERMAN NE TIRANE
Më gëzon fakti që presidenca jonë ka qëlluar të jetë pas marrjes së vendimit nga ana e këshillit për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Kushtet e formuluara nga vendimi i Bundestagut janë cilësuar në vend si një udhërrëfyes për kalendarin shqiptar të reformave. Unë uroj shumë që institucionet shqiptare ti vendosin vetes objektiva ambicioze në zbatim të këtyre reformave.
Në mënyrë të veçantë, kushtet që duhen përmbushur përpara konferencës së parë të anëtarësimit. Gjatë presidencës së këshillit, Gjermania do të jetë në krah të Shqipërisë me fjalë dhe vepra.
?Ndërsa menaxhimi i krizës shëndetësore të shkaktuar nga pandemia do të jetë angazhimi kryesor i presidencës gjermane, ambasadori Xingraf garanton se nuk do të mungojë mbështetja për Shqipërinë dhe Rajonin në përballimin e pasojave.
?Një Bashkim Europian më i fortë është në interes të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit perëndimor. Unioni dhe shtetet e tij anëtare e kanë mbështetur tanimë Shqipërinë dhe rajonin në përballimin e krizës shëndetësore.
Ne do të vazhdojmë ti mbështesim edhe në terma afatgjatë, në funksion të zbutjes së pasojave ekonomike dhe sociale.
?Më 17 dhe 18 korrik do të mbahet samiti i parë i BE nën udhëheqjen e Gjermanisë, ku kancelarja Angela Merkel shpreson se liderët do të arrijnë një marrëveshje mbi fondin e rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh.

Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1

Buy Now on CodeCanyon