http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy kokat e grupit kriminal që transportonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë, Elton Hamza nga Orikumi dhe Robert Myftari nga Vlora, sipas sistemit TIMS rezultojnë te jene jashtë Shqipërisë.
SPAK konfirmon për Vizion Plus se ka nisur menjëherë hetimet në lidhje me këtë aktivitet ndërkombëtar të trafikut të drogës.
Ndërkohë burime policore shtojnë se hetimet po vijojnë pasi ka dyshime se ka edhe persona të tjerë të përfshirë në trafikun e madh të drogës, ku mendohet të jenë përfshirë edhe zyrtarë të policisë dhe të doganës.
Burimet gjithashtu shtojnë se kjo organizatë kishte 3 grupe kriminale, në Vlorë, Durrës dhe Dibër.
Grupi transportonte kokainë dhe kanabis me gomone oqeanike drejt Italisë, kryesisht në zonën e Barit dhe më pas vijonte shpërndarja në vendet e tjera në rrugë tokësore.
Antimafia italiane tha dje se janë arrestuar 37 persona, ku 30 prej tyre janë kapur në shtetin fqinj dhe 7 të tjerë në Shqipëri.
Gjithashtu mësohet se në Shqipëri bëhej dhe pastrimi i parave të grupit kriminal, kryesisht në qytetin e Vlorës.
Sipas autoriteteve italiane droga e sekuestruar në total gjatë aksioneve ishte me vlerë 40 milionë euro.
Ndër të tjera janë edhe 4 milionë euro pasuri të investuara me paratë e drogës në qytetin e Vlorës, në bar restorante, kompani kafeje, fabrika, si dhe 15 apartamente dhe 7 makina luksoze.

Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1