Një javë pas kërkesës që fermeri nga Libofsha i bëri kryeministrit Edi Rama për një transformator, sot ky transformator është vënë në punë.

"Një fjalë e dhënë një punë e bërë", shkruan Rama në Facebook.

Në datën 26 qershor, Rama i kërkoi fermerit kohë deri në datën 15 korrik, kur edhe i premtoi se transformatori do të ishte në punë.

Sot, fermeri shprehu falenderime, duke thënë se do t'i vijë në ndihmë një zone të tërë.

"Një premtim i mbajtur në kohë rekord, faleminderit. Nuk do ndihmojë vetëm një apo dy fermerë, por janë shumë fermerë. Kanë shpëtuar nga një barrë e madhe", u shpreh fermeri.