Surprise Me!

Interpol Tirana i njofton për vdekjen e vajzës, cudit live nëna: Pas letrës vajza më mori në telefon

2020-07-10 1 Dailymotion

Vajza nga Fieri me emrin Etleva Parangoni u largua nga shtëpia në shtator të vitit 1997. 21 vjecarja e asaj kohe rezultoi e humbur për familjarët, ku këta të fundit mësuan se ditën që iku, vajza kishte hipur në një makinë me xhama të zinj. Pas afro dy jave, Etleva telefonon nga Milano e Italise dhe u tregon prindërve se ishte shëndosh e mire. Ky komunikim zgjati deri më 17 dhjetor të 1998, ku më pas Etleva u zhduk. Një letër e kobshme mbërrin në familje nga Interpol Tirana. Ku familjarët u njoftuan se vajza e tyre e njohur edhe si Desdemona Lirjoni në shtetin fqinj ishte gjetur e vrarë në Maranco, Ticino të Italisë. Por këtë lajm të kobshëm nëna e përgënjeshtron në studion e ?Pa Gjurmë?? Unë nuk e besoj që vajza ime është vrarë pasi kam folur vetë në telefon. Letra më erdhi në shtëpi nga një oficere policie. Aty shkruhej konkretisht se Etleva Parangoni është gjetur e vrarë më datë 5 dhjetor te vitit 1998. Kjo nuk është e vertetë se në datën 17 dhjetor të po atij viti Etleva më telefonoi dhe më tha se do të vinte për festat e fund vitit?- u shpreh Margarita, nëna e Etleva Parangonit.Këtu fillon misteri i vajzës nga Fieri, u zhduk pa lënë asnjë gjurmë, apo institucionet kanë gabuar me të dhënat e asaj kufome që u gjet në Maranco, Ticino të Italisë ? Sipas kërkimeve të familjarëvë, vajza e tyre Etleva ishte trafikuar nga një lezhian drejt Italisë dhe qëndronte në shoqërinë e një vajze nga Elbasani me inicialet M.D. Madje, vajza ishte rikthyer në Shqipëri, ku kishte qëndruar për 15 ditë në Elbasan.<br /><br />Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv

Buy Now on CodeCanyon