Surprise Me!

Top News - Rush vs Murdok/ 2 milionë dollarë dëmshpërblim

2020-07-10 0 Dailymotion

Ylli i Hollivudit, Geoffrey Rush, ka fituar një dëmshpërblim shumë miliona dollarësh, pasi një apel ndaj një gazete në pronësinë e Rupert Murdok për shpifje, u rrëzua nga një gjykatë australiane.

Fituesi i çmimit Oskar do të marrë tani 2 milionë dollarë amerikanë dëmshpërblim për fitimet e humbura dhe kompensim, pasi gjykata rrëzoi apelin që kërkonte reduktimin e kostos dhe rigjykim të rastit. Vendimi, kundër kompanisë së Murdok, është më i fundit në një betejë të gjatë ligjore mes Rush dhe ?Daily Telegraph?, që e kishte akuzuar aktorin për sjellje të papërshtatshme seksuale kundrejt pjesëtareve femra të kastit.

Në një artikull në faqen e saj kryesore, të botuar në 2017, ?Daily Telegraph? shkruante se Rush kishte prekur në vende intime një bashkëaktore femër gjatë vënies në skenë të ?Mbretit Lear?.

Një gjykatës në Sidnei e cilësoi përmbajtjen si të papërgjegjshme. Mediat lokale thanë se shuma që i është dhënë Rush është më e madhja e paguar ndonjëherë ndaj një individi në Australi, vend ky që ka ligje strikte kundër shpifjes. Rush fitoi çmimin Oskar në 1997-ën për rolin e tij në filmin ?Shine? dhe është një nga të paktët yje që ka fituar një ?Golden Globe?, një ?Emmy? dhe një çmim ?Tony?.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GeoffreyRush#RupertMurdok#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon