Lajme Arkiva 2000
Ky është spitali patologjik i Qendrës Spitalore Universitare "Xhaferr Kongoli" në Elbasan. Që nga shtrimi i pllakave e deri tek uji i pijshëm, po riparohen falë një dhurate prej 430 mijë dollarësh të qeverisë franceze.
E njëjta gjë po ndodh edhe në spitalin e Beratit. Në fazën e parë këtu u riparua lavanderia që kushtoi 40 mijë dollarë. U savotua fasada dhe u izolua taraca, ndërsa tani në fazën e dytë po vendosen dyer dhe dritare të reja, sistemi hidrosanitar dhe sistemi elektrik. I gjithë investimi shkon në 720 mijë dollarë.
Ndërsa Senatoriumi i Korçës po riparohet falë bamirësisë së një shqiptari. Niko Nikolla para se të jepte shpirt në Amerikë, ka lënë amanet që 240 mijë dollarë të përdoreshin në vendlindjen e tij në Vithkuq. Garanti i amanetit u bë Metropoliti i Korçës "Johani"./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/