http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në institutin e sigurisë ushqimore dhe veterinare tashmë do të kryen më shumë analiza për produktet që konsumojnë, duke ofruar më shumë garanci për ushqimet që shiten në treg.
Gjatë këtij viti janë akredituar 49 teste të reja analizash, nga 53 të tilla që kishte ky institut në 2019.
49 testet e reja i shërbejnë planit kombëtar të monitormit, rekomandimeve të Brukselit dhe mbështetjes së eksportit të produkteve bujqësore, tha drejtori i ISUV, Armand Reveli, Zgjerimi i këtyre testeve të reja do të thotë besueshmëri e rezultatit karshi biznesit dhe besueshmëri karshi konsumatorit për sigurinë ushqimore?
Testet e reja përfshijnë kontrollin e mbetjeve të pesticideve në produktet me origjinë bimore dhe shtazore.
Përmes tyre identifikohen Histamina, Aflatoksina, Salmoneloza, Enterobakteret, metalet e ndryshme, aciditeti i vajit të ullirit etj.
Ndërkohë në këtë institut ka përfunduar edhe rikonstruksioni i plotë i Laboratorit për Analizat e Sigurisë Ushqimore në ISUV, me një investim rreth 33 milionë lekë të qeverisë shqiptare.

Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1