Lajme Arkiva Tv Klan 2000

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës thotë se, 80% e punës është bërë dhe mendohet që edhe pjesa tjetër të përfundojë brenda afatit.

Ramiz Balla, Nënkryetar i Bashkisë Tiranë:- ?Punimet po kryen me cilësi, duke filluar fillimisht nga infrastruktura nëntokësore, dhe duke mbaruar me sistemim-asfaltimin. Rruga e parë që mbaroi ishte rruga ?Vasil Shanto?, ka disa riparime në pjesën e poshtme, sipas kontratës që kemi lidhur me to dhe rrugët e tjera si ?Sami Frashëri?, ?Tefta Tashko?, ?Idriz Dollaku?, janë në vazhdim, janë kryer 80% e volumit të punimeve. Ne kemi besim se do të mbarohen para muajit Korrik. I vetmi problem ngelet për rrugën ?Hoxha Tahsim?, që do të rikuperohet totalisht, që për pamundësi financimi nga ana jonë, kemi kërkuar nga kooperacioni Italian, projekt i cili është miratuar dhe do të fillojë së shpejti?.

Ndërsa rruga e Shkozës ka mbetur e papërfunduar, sepse kaq para kishte. Një kilometër e gjysmë që ka mbetur për t?u shtruar do ta plotësojë bashkia me paratë e mbledhura nga taksat./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/