?Pusho Shqip? është slogani i sezonit turistik të këtij viti, i cili u zyrtarizua para dy ditësh në Shëngjin mes ministrave të Turizmit të Shqipërisë dhe Kosovës . Në hapjen zyrtare morën pjesë prefektët dhe kryetarët e bashkive të zonave të bregdetit të Shqipërisë, kryetarët e bashkive të Prizrenit dhe Prishtinës, si edhe disa nga tur operatorët e rëndësishëm. Nga 1 qershori kur u hap kufiri me Kosovën deri në 30 qershor në territorin tonë kanë hyrë 184 mijë persona të huaj, ku numrin më të madh e kanë qytetarët e Kosovës. Kjo shifër që tregon se turistët kosovarë vijojnë të zgjedhin Shqipërinë për pushime, por edhe fakti që kufijtë janë ende të mbyllur për shumicën e destinacioneve, të bën të mendosh se sivjet do të bëjmë turizëm patriotik duke përmbushur nevojat e industrisë qindra miliona euroshe të turizmit. Por do të rezultojë vërtet kështu?
Kornelia Ferizaj, Drejtoreshë e Agjencisë së Turizmit. Shqipëria është ndër vendet kryesore që do goditet më rëndë në turizëm. ?Visual Capitalist?, kompani mediatike dhe kërkimore, kryesisht në fushën e biznesit, e cila duke përpunuar të dhënat e Organizatës Botërore të Turizmit thotë se ekonomitë e mbështetura dhe të varura nga turizmi, ku bën pjesë edhe Shqipëria do të vuajnë rëndë dhe ca më keq nuk kuptohet qartësisht për sa kohë do të zgjasin pasojat e kësaj pandemie në ekonomi. ?Visual Capitalist? ka përzgjedhur 44 ekonomi si më të varura nga turizmi. Shqipëria renditet në vendin e 30 ndër to.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel