Surprise Me!

Dogana në Durrës dhe njësimi i dokumenteve, Rama: Shengeni rajonal do të hapte kufirin me Kosovën

2020-07-10 0 Dailymotion

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me Hotin u ndal te marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe shengenin rajonal. "Kemi diskutuar për të shtyrë më tutje procesin e bashkëpunimit, është shpresoj një ogur i mirë që Hoti vjen ndër të tjera edhe si një ndër protagonistët e gjithë kësaj rruge bashkëpunimi, pasi ka mbuluar role kyce institucionale, ka mbuluar aspekte të financave dhe ekonomisë dhe nga lartësia e eksperiencës së tij të padiskutueshme me siguri do të jetë një vlerë e shtuar në këtë proces, pasi nuk bëhet fjalë për vullnetin politik, pasi ka qenë, por për realizimin e marrëveshjeve të mbetura pezull, pasi një pjesë janë realizuar dhe janë në proces zbatimi.<br /><br />Kemi diskutuar konkretisht do të vijojmë një bisedë konkrete për të gjithë elementët që lidhen me zbatueshmërinë sa më shpejt të disa marrëveshjeve kyce, sot kemi folur për doganën e Kosovës në Durrës. Në parim është dakordësuar, por në zbatim ende nuk është e plotë, pasi ajo që Hoti ka ngritur në bisedë përbën thelbin e marrëveshjes, jo një stacion i parë, i pasuar nga një i dytë kontrolli në Morinë, por një i vetëm në Durrës, ku hyrja e mallrave për në Kosovë nga pikëpamja juridike duhet të trajtohet si hyrje në Kosovë kur mallrat zbarkohen në Durrës.

Buy Now on CodeCanyon