Fqinjët e familjes Josifi në Përmet për Report Tv thonë se edhe aty njiheshin për njerëz të mirë. Sipas tyre, bashkëshorti i Zhanetës para disa vitesh u hodh nga pallati, për shkak të depresionit. Pas kësaj ngjarja gruaja dhe dy vajzat shkuan në Tiranë.<br /><br />"Kjo kishte dy vajza dhe burrin. Bënte tregti, ishte goxha zonjë edhe burri ishte i shkëlqyer, por ishte me një krah. Ai është hedhur nga pallati para 5-6 vitesh. Më pas gruaja mori vajzat dhe iku në Tiranë. Ai burri ishte kryevepër, por edhe gruaja në punën e saj. Ai ndoshta u mërzit që ishte me një krah dhe u vetëvra. Më ka ardhur shumë gjynah. Me Jehovain nuk di gjë të kenë qenë ato".<br /><br />"Ishin njerëz shumë të mirë, nuk i bënin kujt keq. Kemi qenë në një lagje dhe kur kemi qenë të vogla me mamanë e saj luanim. I ati u hodh nga kati i katërt. Ishin shumë të mira. Ajo merrej fillimisht me tregti këtu, shisnin tek tregu", u shprehën fqinjët.