Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Kapen nga forcat e policisë së komisariatit nr.3, dy autorët e mundshëm të vrasjes së policit grek përpara disa ditësh. Ndalimi i tyre është bërë në bazë të informacioneve të policisë greke të grumbulluara në vendin e ngjarjes. Pasi është arritur identifikimi janë ndaluar personat Ilir Arshimi 22-vjeç banues në Laprakë, Luan Trimi 31-vjeç banues në rrugën ?Bajram Curri?.

Të dy akuzohen nga prokuroria greke, si autorët e mundshëm të vrasjes së policit grek në afërsi të kufirit tonë. Bashkë me ta akuzohen dhe tre persona të tjerë shqiptarë, për të cilët vazhdon puna për kapjen e tyre. Policia dhe Prokuroria Shqiptare, po punon me homologët grek për fiksimin e provave të fajsisë së tyre./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/