Një rast urgjent që u denoncua në emisionin investigativ ?Pa Gjurmë? gjeti zgjidhje që në minutat e para të transmetimit live. Kjo ndodhi me rastin e Perikli Lamajt, i cili humbi kontaktet nga Uellsi i Anglisë. Nëna, Gezime Lamaj, ishte duke rrëfyer për të birin dhe një zile telefoni u dëgjua në studio.
Nëna: Prit, prit të lutem, po më merr Petro?
Odeta Dume: Kush?
Nëna: Djali moj, Perikliu?
Odeta Dume: Si? Po të merr djali tani?
Nëna: Po po?.po me telefonon tani, mbylle pak Odeta
Odeta Dume: Kjo është mrekullia, dakort zonja Gëzime vazhdoni flisni dhe na njoftoni cfare ka ndodhur.

Pas disa munutash ?Pa Gjurmë? u rilidh më nënë, e cila jeton në Ballsh dhe ajo tregoi se i biri i saj kishte kaluar një siklet të madh në shtetin Anglez.

?Ju falenderoj shumë. Fola me djalin dhe u qetesova. Ai kishte qenë i shqetësuar, pasi kishte patur një problem të madh. Disa persona kishin tentuar ta vidhnin dhe djali kishte përfunduar në polici. Tani është shëndosh e mire dhe ju falenderoj nga zemra qe e morët në konsideratë rastin e Perikliut tim?, tha nëna
Ka ndodhur në studio të kemi dhënë plot lajme të mira, të humbur në pak ditë dhe përballje të papritura live, deri në gjetjen e përsonave mbi 20 vite të humbur. Një rast i pazakontë, ishte ky i kësaj të premte, kur ai që kërkohej si i humbur në ?Pa Gjurmë? telefonoi nënën live.

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv