#tvora #rtvoranews

Ndryshimet në qeveri do të varen nga riformatimi i forumeve të PS në fund të korrikut.

Socialistët do të zgjedhin kryesinë e re, sekretariatet dhe postin e sekretarit të përgjithshëm, por për shkak të situatës me Covid ende nuk ka një datë se kur do të mblidhet asambleja.

Coronavirus nuk ka ndryshuar vetëm sjelljen e shoqërisë por po ndikon edhe në vendimet politike.

Situata me Covid 19 ka shtyrë në kohë dhe riformatimin e forumeve të PS. Sekretar organizativ dhe i koordinimit elektoral, Arben Pëllumbi në një intervistë për RTV ORA tregon që mbledhja e Asamblesë duhet të bëhet me praninë fizike të anëtarëve pasi është e pamundur të zhvillohet online.

?Në planet tona e kemi fundin e korrikun. Do të votohet sekretari i përgjithshëm, sekretariati dhe kryesia.?

Nëse do të ketë ndryshime në zgjedhjen e kryesisë, sekretariateve dhe në atë të sekretarit të përgjithshëm, qeveria mund të shkojë drejt ndryshimeve në shtator, por kjo do të vendoset nga Edi Rama.

?Nryshimet në qeveri i takojnë kryeministrit.?

Me votimin e kodit të ri elektoral, pritet që partitë politike të mendojnë më herët për kandidatët me të cilët do të garojnë në zgjedhje.

?Na ngushton në afate për tu marrë me procedurat e zgjedhjeve. Ne si PS mendoj se në shtator do të fillojmë të merremi edhe me emrat e kandidatëve që do të jenë në lista.?

Pas rasteve të kryebashkiakëve socialistët të cilët u prekën nga dekriminalizimi, kreu i PS Rama premtoi që do të ketë më shumë filtra për kandidatët, por Pëllumbi mendon që sërish kjo do të mbetet në ndërgjegjësimin e tyre.

?Secili prej nesh qe vendos emrin e tij para elektoratit duhet te jetë i ndershëm dhe i pastër. Një forcë politike nuk mund të bëjë SHISH-in.?

PS po mendon që të ndryshojë edhe drejtimin e FRESSH-it, që të mos të drejtohet vetëm nga një peron, por të jenë një djalë dhe një vajzë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/covid-shtyn-riformatimin-e-ps-pellumbi-ne-fund-te-korrikut-mund-te-mbledhim-asamblene

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv