#tvora #rtvoranews
Sindikata e punonjësve të policisë shprehet se zvarritja e procesit të vettingut në radhët e policisë është bërë për shkak të ndryshimit të ligjit por dhe prej ndërhyrjeve të jashtme. Sadetin Fishta shprehet se ndryshimi ligjit për herë të 3 e dobëson procesin, pasi SHÇBA është e detyruar të vlerësojë efektivët dhe pa nisur procesi i vettingut.

Vettingu në radhët e policisë është pezulluar prej një muaji, ku pas propozimit për ndryshimin e ligjit, seancat janë anuluar.

Me ndryshimet e reja krahas komisionit të jashtëm të vlerësimit, efektivët do filtrohen dhe nga SHÇBA, një strukturë ekzistuese prej disa vitesh.

Zvarritja e këtij procesi sipas sindikatës së policisë është bërë për shkak të ndërhyrjeve të jashtëm, por dhe mungesës së personelit, dhe burimeve njerëzore të kualifikuara.

Fishta: Për shkaqe tëndërhyrjeve që mendojmë ne janë jashtëzakonisht të mëdha në atë komision. Edhe për shkaqe të mungesës së personelit të kualifikuar për këtë detyrë.

Sipas kreut të sindikatës, Sadetin Fishta, ndryshimet në ligj duhet të shmangeshin, pasi mjaftonte që të shtyhej afati për vlerësimin e drejtuesve të lartë, pasi ndryshimet e shpeshta në ligj e dobësojnë procesin.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/zvarritja-e-vettingut-ne-polici-fishta-duhej-shtyre-afati-jo-ndryshim-ne-ligj

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv