Surprise Me!

Dëmet nga tërmeti, IKMT shemb Drejtorinë e Shëndetit Publik në Durrës dhe pallatin në Lezhë

2020-07-10 0 Dailymotion

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka nisur ditën e sotme në dy qytete aksionet për shembjen e ndërtesave të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Dy qytete ku janë ndalur është Durrësi dhe Lezha. Më konkretisht në qytetin e Durrësit, ku u shemb ditën e sotme godina e Drejtorisë së Shëndetit Publik. Pas dëmeve nga tërmeti, punonjësit e kësaj drejtorie janë zhvendosur në godinën e Inspektoratit shëndetësor ku kryen aktivitetin e tij prej më shumë se 7 muaj.

Ndërkohë në Lezhë, është shembur pallati nr. 88 në lagjen "Skëndërbeg", ku objekti do të rindërtohet nga e para. Dy dyja objektet si në Lezhë, ashtu e dhe Durrës janë shembur në mënyrë mekanike, pra jo me shpërthim të kontrolluar.

Në Lezhë kanë 12 objekte në total, shtetërore dhe private që janë planifikuar për t'u shembur si pasojë e dëmeve të marra nga tërmeti i 26 nëntorit.

Më herët, IKMT ka qenë e angazhuar në shembjen e objekteve pa leje në vijën bregdetare në mes të sezonit turistik, një aksion i kundërshtuar si nga pronarët, ashtu edhe nga disa politikanë si kryebashkiaku socialist Pjerin Ndreu, kryebashkiakja Voltana Ademi apo edhe deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri të cilët kanë kërkuar që të njoftoheshin më herët autoritetet vendore.

Buy Now on CodeCanyon