Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të dekretimit të datës së zgjedhjeve lokale, nga presidenti Mejdani në 15 ditët e fundit të muajit Gusht. Si datë më e mundshme për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve parashikohet data 1 Tetor. Ky dekret sipas kryetarit të KQZ-së Fotaq Nano, detyron partitë të regjistrohen si subjekte ose koalicione elektorale, në këtë komision për të përfituar paratë për fushatën zgjedhore.

Këto parti janë të detyruara të paraqesin menjëherë listat shumë emërore të kandidatëve për këshilltarë si dhe emrat e kandidatëve për kryetar komune apo bashkie. Partitë, OJQ dhe organizmat e huaja, duhet të regjistrojnë gjithashtu edhe emrat e vëzhguesve. Vetëm nga forumet ndërkombëtare pritet të vijnë në Shqipëri mbi 200 vëzhgues.

Deri në fund të muajit Gusht thekson kryetari i KQZ Fotaq Nano, duhet të ngrihen komisionet lokale zgjedhore në komuna e bashki. Përsa i përket regjistrimit të votuesve, janë parashikuar mbi 1 milion e 800 mijë zgjedhës të cilët do të marrin kartat e votimit deri 17 ditë para ditës së votimeve.

Kryetari Nano është i shqetësuar për kohën e pakët, për ndarjen e kartave të votimit deri në ditën e zgjedhjeve. Me fondin prej 28.5 milion lekë të reja KQZ, në këto 30 ditë punë ka ngritur administratën elektorale, ndërsa në mbledhjen e 15 Korrikut në mes të 7 kandidatëve do të zgjedhë sekretarin e KQZ-së./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/