Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka mohuar sot të gjitha zërat e dala nga selia blu, për ftohjen e tij me sekretarin e marrëdhënieve me jashtë Besnik Mustafaji. Berisha sot duke dalë nga parlamenti, ka deklaruar se përkundrazi është shumë i kënaqur nga vartësi i tij Mustafaji.

?Asgjë nuk ka ndodhur mes nesh, ai është duke udhëtuar në botë me mjaft shkrimtar të tjerë?, tha Berisha.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- ?Marrëdhëniet e mia me zotin Mustafaji, janë të shkëlqyera. Niveli i bashkëpunimit ndërkombëtar i PD, që kur zoti Mustafaji ka marrë përsipër, sektorin e marrëdhënieve ndërkombëtare është më intensive dhe më i madh se kurrë. Ajo që unë mund të them është se zoti Mustafaji është një ambasador i shkëlqyer i PD, por dhe i vendit të tij dhe i letrave. Ai është në udhëtim me shkrimtarët më të shquar të Europës, së bashku me zotin Kongoli, Unë kam vetëm vlerësim për të?./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/