Vizitorët në qytetin historik të Krujës numërohen me gishtat e dorës.

Pandemia e covid-19 e ka goditur ekonominë e qytetit më keq se sa viti i mbrapshtë '97.

Unë e kam marrë dyqanin në vitin '92 por kjo situatë më e vështirë,. edhe 97 ka qenë kështu se ka pasur lëvizje ishin ushtarët e KFOR-it por edhe të huaj. Asokohe disa i mbyllën dyqane, por kjo si sot nuk ka ndodhur...,"- shprehet Fadil Rama, tregtar në pazarin karakteristik.

Në rrugët e gurta të pazarit karakteristik mbizotëron heshtja.

Suoveniret dhe produktet e ndryshme artistike flenë në vitrina.

Shumë prej dyqaneve u është vënë dryni. Ata që dalin në punën vetëm mbijetojnë.

"Gjatë këtyre 3 muajve s'kemi punuar fare, njerëz s'ka pasur, pazarin se keni parë kurrë kaq bosh. Ne shpresojmë të hapen kufijtë se kjo është periudha e turizmit,"- tha Fazan Berhami.

Por jo vetëm tregtarët, edhe artizanët kanë mbetur pa punë, pasi kur nuk ka shitje, nuk ka as prodhim.

"Familjet që bëjnë punime artistike janë pa punë, ne gjithashtu. Një situatë të tillë jo unë por as babai im se mban mend,"- shprehet Zimir Berberi, që gjithashtu punon në këtë pazar.