Surprise Me!

Top News - Humb jetën një ushtar amerikan në Kosovë

2020-07-10 0 Dailymotion

Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi të hënën mbrëma se një pjesëtar i forcave amerikane që shërbente në kuadër të trupave paqeruajtëse në Kosovë ka humbur jetën.

Sipas njoftimit ushtari Alexander Blake Klass, 20 vjeçar nga Willamina e Oregonit, ka humbur jetën në një incident që nuk kishte të bënte me veprim të armatosur më 4 korrik, në kampin në Novosellë në Kosovë. Departamenti i Mbrojtjes tha se incidenti është duke u hetuar, por nuk dha më shumë hollësi rreth vdekjes së pjesëtarit të Gardës Kombëtare të Oregonit. Njësitë ku shërbente ai u vendosën në Kosovë në fillim të muajit mars të këtij viti.

Aktualisht më pak se 4 mijë trupa, nga të cilët rreth 640 ushtarë amerikanë shërbejnë në kuadër të misionit të drejtuar nga NATO-ja në Kosovë.
Muajin e kaluar u shënua përvjetori i 21-të i hyrjes së trupave të NATO-s që i dhanë fund luftës në Kosovë që la pas vetes mbi 10 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur. Mbi 200 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse kanë humbur jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AlexanderBlakeKlass#Kosovo#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon