Ndryshe nga provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, maturantët e gjimnazeve dolën më të qetë dhe të sigurt nga testi i Matematikës për faktin e thjeshtë se shkalla e vështirësisë së provimit të dytë dhe koha e shtuar në dispozicion për ta kryer testin e matematikës ishte "mekanizmi" që Ministria e Arsimit vuri në punë për të sheshuar debatin dhe problematikat e mëdha në arsim, që kësaj radhe i nxori në pah debati për testin e letërsisë ose më qartë, ai "Turi që na hoqi trurin".
Por pavarësisht "mekanizmave që gjen shtetit, duhet thënë se fatmirësisht zërat për të ngritur një debat të shëndoshë mbi problematikat reale që ka sistemi ynë arsimor nuk janë shuar.
"Shqipëria ka një mjedis arsimor që vuan në mendësi përpara se të vuajë në investime e cilësi. Meraku madhor i shumicës është të marrin nota të mira, duke harruar se ?liberalizimi? i notave të mira u prish punë më të mirëve. Prindërit duan nota të mira për egon e tyre dhe për studimet gjysëm-qyl në shtet dhe nxënësit për të përligjur imazhin që prindërit kanë për ta. Shumica e shkollave i përshtaten kësaj kërkese dhe dhurojnë nota. Edhe shteti e bën në maturë. Të gjithë janë të lumtur deri sa dalin rezultatet e PISA-s ose derisa shkohet në universitet ku pedagogët po kthehen në mësues gjimnazi. Shqiptarët përpiqen të bëjnë hile me notat e shkollës njësoj siç hyjnë pa radhë në dyqan, futen me makinë në kah të kundër e bllokojnë rrugën në Rradhimë, vjedhin energjinë elektrike, shkatërrojnë mjedisin e ua vjedhin fëmijëve të vet në të ardhmen, etj, etj. Fiktiviteti i sistemit arsimor shkaktohet nga egoja e sëmurë e shqiptarëve për ?ekselencë? dhe sidomos nga nevoja për akses në universitetet publike. "- shkruan pedagogu, Ermal Hasimja i cili në fakt ka prekur pikërisht atë që mund ta etiketojmë edhe si "thembra e Akilit" në të gjitha nivelet e sistemit tonë arsimor. Por a ka një zgjidhje për këtë problem? Ermal Hasimja thotë se mjafton një nismë për t'i hapur rrugë zgjidhjesh...Por cila është ajo? Hasimja propozon: Provim digjital hyrës nga Universitetet Publike duke shmangur totalisht fiktivitetin e mesatares në gjimnaz dhe në maturë. Por siç theksoi ai mungon vullneti për ta bërë një gjë të tillë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel