Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, tha se aktet e spiunazhit dhe vjedhjes nga Qeveria e Kinës paraqesin ?kërcënimin më të madh afatgjatë? për të ardhmen e Shteteve të Bashkuara.

Duke folur para Institutit Hudson në Uashington, ai tha se Kina bën fushatë shumëpalëshe të përçarjes.

Sipas tij, Kina ka nisur t?i shënjestrojë shtetasit kinezë që jetojnë jashtë vendit, duke i detyruar të kthehen.

?Bëhet fjalë për rivalë politikë, disidentë dhe kritikë që përpiqen t?i ekspozojnë shkeljet e gjera të të drejtave të njeriut në Kinë?, tha Wray.

Wray po ashtu tha se Kina po punon për të prishur studimet amerikane të koronavirusit.

?Rreziqet nuk mund të jenë më të larta?, tha ai.

?Kina është e angazhuar në një përpjekje për t?u bërë superfuqia e vetme në botë me çdo mjet të nevojshëm?, shtoi Wray.

Adresimi i tij vjen në kohën e tensioneve të larta midis SHBA-së dhe Kinës.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka fajësuar vazhdimisht Kinën për shpërthimin e pandemisë së koronavirusit, edhe pse autoritetet kineze i kanë hedhur poshtë akuzat.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha këtë javë se administrata po shikonte ndalimin e aplikacioneve kineze, përfshirë TikTok-un që është mjaft popullor.

Aplikacionet ?shërbejnë si mjete shtesë të mbikëqyrjes për Partinë Komuniste të Kinës?, tha Pompeo.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ChristopherWray#MikePompeo#TopChannel