Surprise Me!

Top News - Pushohen hetimet për Gjergj Cukalin/ Ekzekutimi i ish-policit

2020-07-10 5 Dailymotion

Prokuroria e Tiranës ka pushuar çështjen penale për Gjergj Cukalin, i dyshuar për ekzkutimin e ish-policit Arben Bilali në janar të vitit të kaluar.
Janarin e 2019, Bilali u qëllua për vdekje me breshëri plumbash, teksa ishte duke hyrë në banesë. Pas hetimeve menjëherë u arrestua Gjergj Cukali. Arrestimi u bë me urdhër të Prokurorisë, pas ADN-së që u gjet në një shishe ujë në makinë.
Gjykata e Apelit e konsideroi të papërdorshme provën e Prokurirsë së Tiranës. Ishte e vetmja provë që e mbante mbrapa hekurave Gjergj Cukalin. Kjo bëri që për të të mos kishte më indicia për ta mbajtur të arrestuar Cukalin.
Në fillim të muajit shkurt Operacioni ?Forca e Ligjit?, i njohur edhe si ligji ?Anti-KÇK?, i kërkoi të fortit të rrugës ?Myslym Shyri? të deklaronte pasurinë. Ai është arrestuar më herët nga drejtësia shqiptare për trafik droge, por edhe si autori i vrasjes së ish-efektivit të policisë Arben Bilali, ngjarje për të cilën u lirua pas disa muajsh.
Por, ngjarja më e bujshme, me protagonist Gjergj Cukalin, është ajo e pengmarrjes së shtetasit Fatjon Demirlika, në vitin 2004, për një konflikt për 100 mijë euro. Për herë të fundit ai u arrestua në 12 Prill 2018, pasi kishte shkelur masën e sigurisë, ?arrest shtëpie?. Më 24 nëntor 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Gjergji Cukalin me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë ndaj shtetasit Fajton Demirlika në vitin 2004.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GjergjCukalin#Hetimet#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon