Behar Bajri është një emër mjaft i njohur për Policinë dhe median. Së fundi, ai është bërë i njohur, sepse doli nga burgu pavarësisht akuzave të rënda për të cilat u akuzua. 10 ditë më parë, saktësisht në 29 qershor i ?forti? i Shkodrës la burgun, ndërsa OFL vrapoi sot për t?i dërguar formularin për deklarim pasurie.
Behar Bajri u arrestua në Holandë, ndërsa vëllai i tij, i kërkuar nga Belgjika dhe Holanda u arrestua në Tiranë në 21 shtator të vitit 2018, pas një operacioni që Policia e Shtetit e ndërmori në atë kohë me pjesëmarrjen edhe të forcave RENEA.
Pas arrestimit të Safet Bajrit në Tiranë, Behar Bajrit në Holandë dhe Enver Bajrit në Spanjë, ish- Prokuroria e Krimeve të Rënda ngriti një mori akuzash; mes të cilave përfshirje në gjobëvënie, lotari të paligjshme e trukim ndeshjesh si dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm mbi administratën shtetërore, krime që sipas saj u kryen në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Por gati dy vjet pas nisjes së hetimeve, drejtësia dështoi të vërtetonte ekzistencën e një grupi të strukturuar me emrin ?Bajri?, ndërsa dosja është dërguar për gjykim më datë 17 qershor me akuza thuajse të shuara.
Gjykata e Shkodrës pranoi atëherë kërkesën e prokurorisë respektive për shuarjen e masës së sigurimit ?arrest me burg? ndaj Behar Brajoviq Bajri, i dyshuar për kryerjen e veprave penale: ?vrasje me dashje? mbetur në tentativë; ?vrasje me dashje? kryer në bashkëpunim; ?prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve?; ?organizimi i llotarive të palejuara?; ?pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale?; ?shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë?.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OFL#BeharBajri#TopChannel