#tvora #rtvoranews
Qeveria shqiptare kërkon miratimin e amnistisë fiskale e cila sipas tyre do të jetë në ndihmë të ekonomisë sidomos në këtë situatë të krijuar nga pandemia.

Amnistia do t?i japë mundësi të gjitha subjekteve informale qëë të bëjnë deklarimin vullnetar të pasurisë së tyre e do tu falen efektet ligjore të fshehjes së tyre.

Por për ekspertin e ekonomisë, Arjan Kadareja, ky nuk është momenti i duhur për miratimin e një nisme të tillë për dy arsye.

Në një intervistë për Ora News, ai shpjegon se buxheti i shtetit është në defiçit dhe ka nevojë për të ardhura. Por sipas tij, amnistia fiskale në një moment të tillë të vështirë e kompromenton qëllimin e vërtetë të kësaj amnistie.

Arjan Kadareja: Së pari amnistia fiskale është që të adresojë çështjen e informalitetit të ekonomisë pra një pjesë e ekonomisë është informale dhe nuk paguan taksa megjithëse zhvillon aktivitet ekonomik. Kjo sjell probleme për buxhetin e shtetit pasi të ardhurat janë të munguara. Megjithëse ekonomia mund të funksionojë mirë, buxheti nuk ka të ardhura. Natyrisht duhet zgjedhur momenti i duhur se kur duhet bërë amnistia fiskale, të përmbushen disa kushte të nevojshme që të ketë sukses.

Nuk është momenti i duhur që duhet realizuar amnistia fiskale për dy arsye. E para dihet që buxheti është në defiçit dhe do të ketë një defiçit të lartë, pra ka nevojë të larta për të ardhura. Pra koinçidimi i amnistisë fiskale në një moment të vështirë të buxhetit e kompromenton qëllimin e amnistisë fiskale. E dyta është që fakti që Shqipëria ka një informalitet të lartë, e ka pasur prej vitesh. Kjo tregon që sistemi i mbledhjes së taksave, sistemi që nuk është efiçent që të bëjë të mundur që evazioni fiskal tja bëjë jetën të vështirë. Ja bën shumë të kushtueshme mospagesa e taksave.

Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/amnistia-fiskale-eksperti-i-ekonomise-nuk-eshte-momenti-i-duhur-per-dy-arsye/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv