Plehrat e hedhura rrugëve dhe kontejnerët e mbushur plot është panorama që të ofrohet në rrugët e Ishmit, një ndër njësitë më të mëdha administrative në Durrës me rreth 9 mijë banorë. Kontejnerët nuk janë pastruar prej një muaji, ndërsa qendra e fshatit kundërmon ere të rëndë.

Banorët ankohen për ndotjen alarmante, ndërsa shqetësimi i tyre ka rënë në vesh të shurdhët.

Këto plehra kanë shumë kohë kështu, pastrohen rrallë", thotë një banor.

Ndërsa një tjetër ironizon se "Na kërkojnë të ruhemi nga korona, shiheni ku e keni këtu koronën".

Njësia administrative e Ishmit, e përbërë nga 9 fshatra është pjesë e Bashkisë së Durrësit.

Kriza e menaxhimit të mbetjeve preku edhe vete qytetin bregdetar rreth një muaj më parë. Bashkia e Durrësit arriti një marrëveshje provizore me inceneratorin e Sharrës për përpunimin e mbetjeve.

Por duket se bashkia është kujdesur vetëm për pastrimin e qytetit duke lënë të përmbytura nga plehrat fshatrat që janë në juridiksionin e saj.