Rasti i infektimit të bluzave të bardha por dhe fëmijëve ka qenë një nga pikat e diskutimit në "Repolitix" në Report TV, ku deri më tani janë 234 personel mjekësor të prekur dhe 126 fëmijë.<br /><br />Sipas epidemiologes Rovena Daja deri tani janë 234 raste të prekur tek bluzat e bardha, ku pjesa më e madhe e tyre janë infektuar në vendin e punës nga kontaktet me persona që kanë pasur virusin, por dhe ata që e kanë marrë virusin nga kontakte jashtë dhe kanë infektuar më pas kolegët.<br /><br />"Kemi staf mjekësor të infektuar, aktualisht janë 234 raste që kanë pasur kontakt me persona me COVID-19 dhe janë infektuar në vendin e punës, por ka dhe nga ata që e kanë marrë jashtë si në rastin e disa infermierëve dhe më pas kanë infektuar stafin. Gjithashtu kemi dhe dy raste të humbjes së jetës tek mjekët", tha Daja."126 fëmijë të infektuar, rastin më të vogël e kemi pasur 3 javësh. Rastet e tjera janë ose asimptomatik ose me simptoma të lehta. Deri më sot nuk kemi pasur fëmijë me shenja të rënda. Rastin e fundit e kemi pasur 2 muajsh qe ka pasur edhe disa sëmundje te tjera por jo vështirësi në frymëmarrje. Ato pak raste që kanë qenë pak më të renda kanë qene moshat e vogla. Fëmijët janë dhe mbrojtjen e antikorpeve që i merr dhe nga qumështi i nënës dhe ka një farë mbrojtje që të mos thellohet apo mbivendoset infeksioni", tha Kuli.