Në një intervistë në ?? Rreze Dielli?? ishte i ftuar nëpërmjet një lidhje në Skype, Petrit Bylykbashi, I cili është infektuar për herë të dytë nga Covid-19. Ai tregoi për ndryshimin e simptomave që ka pasur nga infektimi për herë të dytë.
?? Simptomat më të rënda që kam përjetuar atëherë kanë qenë dhimbje koke, shtrëngime të gjoksit, temperaturë, kollë e thatë, probleme me frymëmarrjen, dhimbje e nyjeve, dhimbja e muskujve, të njëjtat I kam edhe sot vetëm se më janë shtuar edhe ethet. Ethet atëherë nuk I kam pasur por kësaj rradhe janë më agresive dhe ajo që është më agresive se herën e parë është frymëmarrja, si duket covidi kaluar ka bërë një dëm tek unë ku konstaton edhe regeni mushkërive, dyshohet në incizimin e mushkërive kanë dal disa hije të dyshuaram të cilat janë si pasojë e covidit të kaluar, ndërsa kësaj rradhe po sulmon aty ku e ka bërë dëmin herën e kaluar?? shprehet ai për riinfektimin me covid-19.
Ndërsa thotë se nuk e di nëse është riinfektuar apo virusi ka qëndruar gjatë gjithë kohës në trupin e tij dhe tashmë është zgjuar sërish.
I pyetur nëse ka mundësi që të personi të riinfektohet sërish ai u shpresh se sipas OBSH-së, ata e shohin si mundësi infektimin përsëri më këtë virus.
?? Raste në botë ka të cilëve iu është rikthyer ose pretendohet që është rikthyer edhe rastet e tilla, në këtë rast si unë janë të dyshimta se a është rikthyer, a ka mundësi që nuk është zhdukur kurrë, apo thjeshtë është virusi I vdekur brenda trupit që me raste aktivizohet, ajo se cka po ndodh në të vërtetë, duke mos u bazuar shumë se dhe bota I ka vendosur shumë pikëpyetje të mëdhaja dhe nëse testet se sa janë të sigurta?? thotë ai .
I pyetur se kur I ndjen më shumë problemet shëndetësore, ai shprehet se gjatë natës gjendja e të infektuarëve duket se përkeqësohet më shumë.
?? Mëngjeset janë shumë të hareshme, ditët janë aq perfekte që në një moment mendon që është gjithcka psiqike por kur vjen mbasditja diku nga ora 4-5 fillojnë sulmet deri diku të fuqishme atëherë e merr vesh se nuk është psiqike, netet janë jashtëzakonisht agresive, të pamëshirshme, saqë kur zgjohesh në mëngjes të duket sikur ke rilindur?? shprehet I infektuari me covid-19 Petrit Bylykbashi.