Në një intervistë në ?? Rreze Dielli?? ishte i ftuar nëpërmjet një lidhje në Skype, Petrit Bylykbashi, I cili është infektuar për herë të dytë nga Covid-19. Ai tregoi për ndryshimin e simptomave që ka pasur nga infektimi për herë të dytë. <br />I pyetur se kur I ndjen më shumë problemet shëndetësore, ai shprehet se gjatë natës gjendja e të infektuarëve duket se përkeqësohet më shumë. <br />?? Mëngjeset janë shumë të hareshme, ditët janë aq perfekte që në një moment mendon që është gjithcka psiqike por kur vjen mbasditja diku nga ora 4-5 fillojnë sulmet deri diku të fuqishme atëherë e merr vesh se nuk është psiqike, netet janë jashtëzakonisht agresive, të pamëshirshme, saqë kur zgjohesh në mëngjes të duket sikur ke rilindur?? shprehet I infektuari me covid-19 Petrit Bylykbashi.