Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali i kërkoi Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit që të flasin hapur nëse i duan listat e hapura, pasi PS-ja është gati. "Nëse do të kishte një konkurs të kapacitetit për të duruar, kjo shumica do të dilte kampione botnore, ne do të fitonim medalje në vendin e parë se na ne kërkohet jo vetëm, 'ç'ujë i dhe gomarit dhe a e piu gomari'.<br /><br />Nuk e thash më kot, se dje po dëgjoja disa nga reagimet e tyre që më shumë pëllasin sesa flasin. Një ishte, një lider i një partie të vogël, që pretendonte se ajo marrëveshje nuk votohej këtu ashtu, do të dilnin nga zgjedhjet dhe do të bojkotin procesin dhe do të shpallin revolucionin. Një lider i një partie të vogël që është kontrabanduar në listën e PD-së duke deformuar verdiktin e zgjedhësve. Revolucionin le ta bëjë por mirë do të ishte të futej në ato listat e partisë së tij duke respektuar pragun duke parë sa i vlen lëkurë. Këto drejtuesit e partive që na kërcënojnë me fjalorin që e kanë zakon, pretendon tru japim cfarë duan dhe ne të mos kemi interesa. Pretendojnë të jemi ushtar të bindur të një çete të shpartalluar që janë jashtë.<br /><br />Edhe me ju kemi disa rezerva, se na drejtoheni me terma 'diktator, sulltan dhe t'u thotë po ju si e doni, të pjekur apo gjysmë të pjekur. Nuk ka forcë që pranon gjithçka që i ofrohet, por qershia mbi tortë janë ata që shoqërisë civile, që thonë se rilindasit nuk i duan listat e hapura. Ja pra, rilinadasit, po thonë hajdeni ta diskutojmë, po tani ku janë këta, apo ishin masha e Bashës, që për vete është një mashë. Tani të përgjigjet masha Basha i do ai listat e hapura sikur ka deklaruar me Monika Kryemadhin, ne jemi gati" tha ajo.