Partia Demokratike ka kthyer përgjigje lidhur me ftesën që kryeministri Edi Rama u bëri për organizimin e një tryeze tre palëshe për arritjen e një marrëveshjeje për Reformën Zgjedhore.
PD ka bërë me dije se ajo nuk është kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor, por thekson se një ndryshim i tillë kërkon një reformim të plotë të sistemit kushtetues dhe që sipas tyre nuk mund të ndodhë në këtë moment. Sipas tyre, nëse reforma kushtetuese ndryshohet nga ajo që e quajnë ?parlamenti i krimit?, ndryshimi i sistemit s?do të jetë gjë tjetër veçse pazar mesa palëve.
Ndaj, në këndvështrimin e opozitës jashtëparlamentare, procesi i ndryshimeve duhet që të jetë transparent dhe vendimmarrja duhet t?u përkasë qytetarëve, përmes referendumit popullor. Për të shtuar më shumë detaje, të cilat sipas tyre sjellin mosarritjen e marrëveshjes, është edhe fakti që OSBE/ODIHR ka konfirmuar se ndryshime të tilla nuk mund të ndodhin një vit para zgjedhjeve.
Nw fund Partisë demokratike thekson se cdo veprim tejtwr nga mazhoranca do të përbënte prishje të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit, me pasoja për vendin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PD#Lista#TopChannel