#tvora #rtvoranews

Plotësohen votat e nevojshme për miratimin e marrëveshjes së arritur në Këshillin Politik, duke siguruar 85 vota të deklaruara.

Në një prononcim për gazetarët, deputeti Artur Roshi Artur Roshi, Fatjona Dhimitri dhe Besnik Troplini deklaruan votën pro marrëveshjes.

Roshi u shpreh se partia e tij do ta votojë marrëveshjen e arritur të datës 5 qershor mes mazhorancës dhe opozitës.

Ai tha se kjo është një marrëveshje për të integruar vendin në BE dhe Balli Kombëtar Demokrat nuk do të bëhet pengesë për një proces të tillë.

Artur Roshi: Është në marrëveshje e mbështetur nga perëndimi dhe gjermanët. Nuk mbron interes e partive të vogla. Kjo është një marrëveshje që i duhet vendit në këtë momentet. Sa i përket prekjes së kushtetutës, sipas meje prandaj ndërhyrja nuk duhet të bëhet në mënyrë të njëanëshe.

Loja e kartonëve nuk na çon askund. Balli Kombëtar Demokrat është një parti që e ka kaluar procesin partiak dhe përfundimisht ne do të jemi pro kësaj marrëveshje, jo se morëm ato që deshën, sepse kjo është ajo që i duhet vendit. Para integrimit të vendit nuk mund të zgjedhim diçka të tjetër, pasi është një kusht i hapjes së negociatave.

Fatjona Dhimitri: Nuk jam në kuvend për të bërë lojërat e Edi Ramës, jam në opozitë me Ramën. Unë besoj tek Evropa dhe nuk mund të bëhem pengesë për procesin e integrimit. Marrëveshja e arritur në 5 qershor është i vetmi kusht i plotësuar deri më tani. Do të votoj pro marrëveshjes që arritur në datë 5 qershor si deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Kjo marrëveshje do të votohet në datë 23 korrik në Kuvend dhe sipas deklaratave numri i total i votave pro, ka shkuar në 85.

Mazhoranca ka në Kuvend 79 deputetë së bashku me aleatët, shto 3 të deklaruarit ditën e sotme, plus Lefter Maliqin, Gjetan Gjetanin dhe Suzana Topin, që deklaruan votën pro miratimit pa ndryshime të marrëveshjës, totali shkon në 85.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/3-deputete-te-opozites-parlamentare-pro-marreveshjes-se-5-qershorit-do-ta-votojme/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv