Çiljeta Xhilaga e ka marrë me sportivitet lajmin në portale mbi shtatzëninë e saj. Këngëtarja u pyet nga Rudina Magjistari nëse kanë ndonjë plan për të bërë fëmijë me portierin e Partizanit, Alban Hoxha, pasi kanë tre vite të lidhur së bashku. Sipas Çiljetës ardhja e një fëmije në jetë është në dorë të Zotit.

Rudina Magjistari: Referuar portaleve kohët e fundit ka pasur një lajm i cili bëri bujë të madhe. U zgjuam të gjithë me lajmin e bukur, ti u zgjove e shqetësuar sepse kështu ishte edhe komenti juaj më pas. U mbushën portalet me atë lajm edhe pritej një reagim i yti, erdhi në fakt një reagim.

Çiljeta Xhilaga: E kalova me sportivitet, me humor siç jam edhe unë.

Rudina Magjistari: Ishte i formuluar aq bukur, më pëlqeu aq shumë. Mu duk sikur të dy me Albanin ishit konsultuar për termat sportivë.

Çiljeta Xhilaga: U konsultova, por e formulova vetë.

Rudina Magjistari: Termat sportivë dukej sikur i njihje shumë mirë.

Çiljeta Xhilaga: Po tani çfarë të bëjmë, njëçik nga qejfi, njëçik nga halli i kemi mësuar. Nejse, e kaluam me shumë sportivitet, kur u zgjova në mëngjes edhe i pashë, thashë po këto çfarë bëjnë, njëherë na ndajnë, njëherë na bashkojnë, njëherë na lënë shtatzënë, s?po marrim vesh.

Rudina Magjistari: Ndoshta nga dëshira për të pritur një lajm të tillë. Kështu krijohen thashethemet, njëri thotë një gjë të vogël dhe bëhet pastaj strumbullar ajo gjëja dhe kthehet në lajm.

Çiljeta Xhilaga: Unë nuk i marr shumë për bazë. Zakonisht i deklaroj vetë gjërat se nuk i mbaj dot. Si kur janë për mirë, si kur janë për keq, unë pa i thënë nuk rri dot.

Rudina Magjistari: Ti për momentin edhe njëherë ripërsërit atë deklaratë që bëre në Instagramin tënd.

Çiljeta Xhilaga: Padiskutim.

Rudina Magjistari: Ende duhet të presim, je tek porta duke bërë penalltinë, je gati për të bërë gjuajtjen.

Çiljeta Xhilaga: Ato punë i di zoti. Zoti i di kur i jep gjërat./tvklan.al

#Ciljeta #Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.{

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/