Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Gjykata Kushtetuese do të vendosë nëse do të vlerësojë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e nenit 353 paragrafi 5 të Kodit Penal. Kjo i referohet abuzimit të pozitës zyrtare gjatë prokurimit publik, sipas së cilit PSP ndoqi penalisht dhe ngriti akuza kundër ish zyrtarëve të VMRO DPMNE-së. Gjykatësit kushtetues u dakorduan se në tetor ose nëntor në një seancë përgatitore t?i thirrin ekspertët dhe t?i dëgjojnë qëndrimet e tyre për nismën. Gjykatësi raportues propozon që të mos iniciohet procedura fare për nismën. Disa nga gjyqtarët kërkuan që një vendim të merret sot.

Unë merrem me idenë dhe faktin, që referati është para nesh. Nuk ka çështje të diskutueshme për ndihmë nga ekspertët, është gati që të vendoset në bazë të asaj"-tha Osman Kadriu, Gjykatës Kushtetues.

Nisma për vlerësimin e nenit 353 u paraqit nga avokati Elenko Milanov, i cili është mbrojtës i disa të pandehurve në rastet e PSP-së. Në vjeshtë, Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë nëse do të shfuqizojë paragrafin 5 të ligjit, ose ta hedh poshtë nismën. Nëse vendosin ta anulojnë atë, shumica e rasteve të hapura nga ish PSP do të bien në ujë. Sipas paragrafit 5, i arratisuri Nikolla Gruevski tashmë është dënuar me dy vjet burg, dhe ish-ministrja e brendshme Gordana Jankuloska me katër vjet. Por, ka edhe raste aktive të PSP-së të cilat i mori përsipër prokuroria e rregullt kundër Sasho Mijalkov, Mile Janakieski, Elizabeta Kançeska-Milevska, Vladimir Peshevski, kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi dhe ish-anëtarit të KSHZ-së, Bedredin Ibraimi.

Bojan Stojanovski