Lajme Arkiva 2000
Sot është bërë lëvizja e parë nga shumë të parashikuarat për shefat e policisë. Pjerin Ndreu ka lënë detyrën e drejtorit të Policisë së Gjirokastrës dhe që sot është drejtori i Drejtorisë së Kufirit në Ministrinë e Rendit. Në vend të tij si pasardhës është komanduar Shefi i Komisariatit Alosh Brokaj. Ish komisari i Tropojës dhe më vonë drejtor i Policisë së Kukësit Alushi është paraqitur sot në ministri ku ka shprehur dëshirën për të ndërruar post, por për të deri tani nuk ka asnjë konfirmim.
Asnjë konfirmim nuk ka as për shefat aktualë të komisariateve të Tiranës. Dy prej tyre është folur se do të emërohen drejtorë duke u ngritur në grada, por sot vetë këta shefa nuk dinë asgjë ashtu si dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Rendit. Sipas këtyre të fundit në Policinë e Tiranës, priten ndryshime, por Poçi deri tani nuk ka dhënë firmën për asnjë prej tyre./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/