Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

E Djatha e Bashkuar Shqiptare kërkon hapjen e dosjeve për të gjithë ata që do të konkurojnë për çdo nivel të zgjedhjeve lokale. Vetëm pas kësaj transparence publike të Dashamir Shehit, një nga drejtuesit e këtij grupimi, kandidatët le të vendosin vetë nëse duhet të konkurojnë dhe fjala e fundit le t?u mbetet zgjedhësve.

Ky grupim ka përsëritur sot kërkesën për hapjen e dosjeve edhe për politikanët, qeveritarët e të gjitha niveleve, diplomatët, punonjësit e sistemit të drejtësisë e të administratës shtetërore. E Djatha e Bashkuar nuk ka bërë ende publike emrat e kandidatëve të saj që do të konkurojnë në zgjedhjet e ardhshme, por ka bërë të njohur aleancat e saj politike.

Sipas drejtuesve ky grupim do të bashkëpunojë me reformatorët e Partisë Demokratike, duke deklaruar përfundimisht ndarjen nga Partia Republikane./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/