Lajme Arkiva 2000
Ministria e Rendit me një strukturë të re. Drejtuesit e kësaj ministrie kanë paraqitur qeverisë projektstrukturën e re të saj. Sipas kësaj strukture, administrata e Ministrisë së Rendit do të shtohet me një Sekretar të Përgjithshëm roli i së cilit nuk do të jetë shefi i kabinetit. Do të krijohet një drejtori më vete anti krimit të organizuar që mund të quhet dhe e krimeve të rënda. Në këtë drejtori do të përfshihen departamentet e antidrogës dhe antikrimit ekonomik. Ndërkohë që policia kriminale do të ketë më shumë hapësirë në luftën kundër vrasjeve apo qarqeve mafioze.
Sektorë të rinj që do të ngrihen në ministri do të shoqërohen dhe me ngritjen në bazë ku përveç logjistikës do të mbështeten dhe në njerëz. Struktura e re e Ministrisë së Rendit pritet të miratohet dhe me emrin e ri të zëvendësministrit. Mes shumë kandidaturash, ajo e prokurorit aktual Bujar Nimçit është më e mundshmja pasi kjo shihet si një hap më shumë në luftën më të kualifikuar ndaj krimit të organizuar./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/