Surprise Me!

Kampionati i qitjes (9 Korrik 2000)

2020-07-11 3 Dailymotion

Lajme Arkiva 2000
80 qitës gjuetarë të ndarë në 15 skuadra, kanë konkuruar sot në të parin kampionat të qitjes . Në breg të lumit, në një poligon natyror të ruajtur "Gjuetarët e Erzenit", pas disa kampionatësh lokalë, shoqata 50 vjeçare e gjuetarëve dhe peshkatarëve sportivë të shqipërisë, ka organizuar këtë kampionat të parë në një lloj të ri qitje të quajtur me piatëll.
Tirana, Fieri, por dhe Elbasani, mesa duket janë tre rrethet më të forta. Ndërkohë kampionati do të ketë për fituesit përveç kupave edhe nga një dhuratë çifte. Sekretari i Komitetit Olimpik Stavri Bello, shprehet se ky lloj sporti është i lidhur ngushtë me kushtet për zhvillimet e tij ndaj në Shqipëri është hera e parë që zhvillohet.
"Është një shoqatë mjaft e re e cila ka organizuar një aktivitet për t'u marrë shembull qoftë nga ambienti qoftë dhe nga pjesëmarrja. Qëllimi është zhvillimi i sportit nëpërmjet iniciativës së lirë."
Qitje me piatëll është sport argëtues mjaft i njohur në botë. Tani mund të praktikohet në Shqipëri jo vetëm për shoqatën e gjuetarëve, por dhe për qytetarë të tjerë që mund të provojnë gjuajnë në ajër apo dhe ndonjë rosë që do të lëshohet për të fluturuar, duke improvizuar një piknik për gjueti./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon