Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Interneti është një gjë e re për Shqipërinë, por bashkë me instalimin e tij erdhën edhe problemet për kompjuterët. Hacker quhen piratët e internetit. Ata mund të dërgojnë një mesazh në postën elektronike dhe pastaj të krijojnë dëme të mëdha. Një rast i tillë ka ndodhur me Ministrinë e Kulturës. Dërguesi dihet, por ende në vendin tonë nuk ka ligje për ta ndëshkuar atë.

Administratori i rrjetit Ada Net, Lorenc Bako shpjegon:

Lorenc Bako:- ?Kemi kopjime të aplikacioneve, që disa adoleshentë, sidomos nxënësit e shkollës ?Harry Fultz?, i kopjojnë nga interneti dhe pastaj i aplikojnë duke sulmuar ISP-të që tashmë janë hapur në Shqipëri. Ne kemi evidentuar dy-tre raste, por duhet thënë se përsa kohë që mungon një ligj, gjithmonë gjendet një vend, ku mund të të sulmojnë dhe ti je i detyruar të marrësh masat duke kaluar ato mundësitë e tua financiare?.

Dëmi në rastin e piraterisë elektronike është mjaft i madh. Kujtojmë se vlera e një kompjuteri modest është sa rroga e një viti të një nënpunësi shteti, ndërsa dëmtimi i një rrjeti kalon 100 mijë dollarë./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/