Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Udhëheqësit e vjetër komunistë, të gjallë apo të vdekur, kanë përçarë pasardhësit e tyre në Partinë Komuniste Shqiptare. Mbrëmë Plenumi i Komitetit Qendror Komunist, përjashtoi sekretarin e parë Hysni Milloshi me akuzën, se ka shkelur mbi idealet e Enver Hoxhës duke mbështetur vijën e Ramiz Alisë e Mehmet Shehut.

?Hysni Milloshi, si pjesë e skenarit të Ramiz Alisë, vazhdimisht ka bërë me mjeshtëri rolin e demagogut, duke spekuluar me emrin e Enver Hoxhës?.

Vetë Milloshi ka reaguar.

Hysni Milloshi:- ?Nuk kam revizionuar kurrë veprën e Enver Hoxhës, as për çështjen e Mehmet Shehut. Sa për Ramiz Alinë jam i pari në Shqipëri, i dokumentuar, që e kam cilësuar tradhtar dhe që duhet të dalë në tre gjyqe, gjyqin para popullit, gjyqin para partisë dhe në gjyq si Komandanti i Forcave të Armatosura?.

Komunistët nuk duan të bëjnë koalicion me Partinë Socialiste në zgjedhjet lokale edhe pse pretendojnë se në radhët e partive të majta në pushtet ka me shumicë komunistë./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/